VLEN pajtohet me hapjen e debatit për ndryshim të stemës / Filipçe: Kundërshtojmë ashpër ndryshimet

Gazetare: Fatlume Dervishi

VLEN pajtohet me hapjen e debatit për ndryshim të stemës dhe simboleve të tjera shtetërore por me kusht që pakoja e ndryshimeve të jetë më e gjerë. Kreu i Besës Bilall Kasami, tha se ideja është hedhur nga kryeministri në një takim me krerët e VLEN por nuk ka marrëveshje konkrete. Kasami, i pyetur për propozimin e dikurshëm të luanit, thotë se nuk dëshiron të paragjykojë se si do të duket stema por se ajo duhet të jetë rezultati i një debati inkluziv.

“Është dhënë qëndrimi ynë si koalicion VLEN që nëse jemi të gatshëm për të biseduar për ndryshim të tilla, kjo të jetë në kuadër të një pakoje të ndryshimeve kushtetuese që do të përfshinin një revidim të të gjithë atyre simboleve të shtetit që vinë nga e kaluara por njëherësh por edhe për atë për të cilën ne insistojmë si koalicion VLEN, largimin e definicionit për ne nënçmues për gjuhën shqipe si gjuhë që e flasin 20%”, tha Bilall Kasami, kryetar i Besës, VLEN.

LSDM-ja është kundër ndryshimit të stemës shtetërore dhe himnit shtetëror. Thonë se do ta kundërshtojnë ashpër.

“Ne vlerësojmë se stema shtetërore në mënyrë shumë të përshtatshme i pasqyron të gjitha karakteristikat, kontinuitet të përfitimeve nga lufta nacional çlirimtare dhe antifashiste. Nuk ka asnjë ndarje sa i takon grupeve etnike. Nëse ka një iniciativë të tillë për ndryshim të stemës do ta kundërshtojmë ashpër me të gjitha mekanizmat demokratik”, u shpreh Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së.

Kryeministri Hristijan Mickoski e quajti stemën shtetërore post-socialiste, duke mbetur njëra nga dy shtetet që akoma kanë stemë të vjetër me disa modifikime. Ai pranoi se kjo temë është hapur.
Një nismë për ndryshim të stemës dështoi në vitin 2014 pavarësisht se BDI-ja bëri përpjekje t’u impononte shqiptarëve ndryshimin e stemës së Maqedonisë, sipas dëshirave të VMRO-DPMNE-së në krye me Nikolla Gruevskin. Simboli i ri stemës do të ishte luani i verdhë i ngritur në dy këmbë, i cili ishte identik me logon e VMRO-së. Kjo, nuk ishte problem për partinë e atëhershme në pushtet, e cila, madje arsyetonte se luani ishte edhe simbol shqiptar dhe i përdorshëm nga Bashkia e Durrësit. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme