“Vlora Çitaku kishte arritur marrëveshje me serbët për ndarjen e Kosovës”/ Kërkohet gjykimi për tradhti për Hoxhajn, Çitakun e Bujën

Tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit mbi Ukrainën duket se janë ulur paksa, pasi Moska tha se ka tërhequr disa prej trupave të saja të vendosura pranë kufirit, një pretendim që shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg e quajti “hapësirë për optimizëm të matur”.

Profesori universitar Ibrahim Gashi ka thënë se efekti i parë i këtij konfliti do të ishte në dialogun Kosovë-Serbi.

“Nëse atje eskalon situata do të kemi një stagnim në procesin e dialogut, pasi do të kemi shpërqendrim të vëmendjes nga fuqitë e mëdha, nuk e di a do të jetë i përkohshëm apo në periudhë më afatgjatë”, tha Gashi.

Lidhur me këtë, analisti Gani Qarri, në një prononcim për “Bota sot”, deklaratën e Gashit e sheh si vazhdimësi të deklaratave të PDK-së për të mbjellë frikë.

Madje, Qarri potencon se po e shfrytëzojnë edhe vizitat e përfaqësuesve të lartë, vetëm për t’iu kundërvënë SHBA-ve për kontributin e pazëvedësueshëm që kanë dhënë.

Image

 “Rreziku i luftës ruso-ukrainase sipas informatave më të reja në mediat botërore, kanë nisë të veniten, madje rusët sapo kanë filluar tërheqjet e para të pjesshme të trupave të tyre, nga pjesa kufitare me Ukrainën, ku ishin pozicionuar mbi 130 mijë sosh, në pozicione sulmesh dhe invadimi ushtarak. Ndaj deklaratën e profesorit Gashi, me gjithë respektin, e shohë më tepër si vazhdimësi të deklaratave të ndikuara partiake të PDK-së, me qëllimin për të mbjellë frikë e defetizëm në vend, se sa një vlersim të gjendjes reale, eksponentët e të cilës, kanë ngritë krye edhe kundër qëndrimit të SHBA-ve, për t’i dalë publikisht, krah Serbisë. Për aq më tepër, eksponentët anti-shtetëror, brenda PDK-së, po shfrytëzojnë edhe vizitat e përfaqësuesve më të lartë të shtetit tonë më të madh mik në botë-Amerikës, si vizita e z.Gabriel Eskobar, për t`iu kundërvënë pa fije turpi as respekti njerëzor e politik, SHBA-ve, për kontributin e pazëvendësueshëm që ato kanë dhënë tash e mbi 23 vite me radhë, për çlirimin, pavarësimin dhe shtet ndërtimin e Kosovës”, tha ai.

Tutje u shpreh se edhe themelimi i ushtrisë tonë u miratua falë SHBA-ve, ndërsa PDK-së i rrah zemra për Vuçiqin, madje tani dolën edhe me kërkesa pikërisht në prag të vizitës nga Eskobar.

“Madje edhe vendimi për themelimin e ushtrisë tonë shtetërore, i cili u miratua me 14 dhjetor të vitit 2018, u mundësua pikërisht falë mbështetjes së SHBA-ve, pa fjalën e të cilës, as që do të mund të formohej ushtria e Kosovës, përderisa edhe përfaqësuesit e NATO-s, deklaroheshin kundër. Por eksponentëve të PDK-së shihet qartë se para shtetit të Kosovës dhe SHBA-ve, zemra u rrah për Vuçiqin ndaj 3 nga ata, pikërisht në prag të vizitës së përfaqësuesit të lart amerikan z. Gabriel Eskobar në Kosovë, dolën me kërkesat e tyre të çuditshme, duke kërkuar publikisht: Enver Hoxhaj, formimin e asociacionit kundër kushtetues një etnik serb me kompetenca ekzekutive, ndërsa “hirushja” e z. Thaçi, Vlora Çitaku dhe Ramë Buja, ndarjen e Kosovës e këmbimin e territoreve”, shtoi Qarri.

Më tej deklaroi se veprimet e tyre shihen vetëm si tradhëti.

“Prandaj kjo nuk do më, koment as çfarëdo arsyetimi dhe veprimet e tyre mund të shihen vetëm si tradhti, pikësëpari ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës, SHBA-ve, NATO-së dhe vendeve tjera mike që na përkrahën dhe ndihmuan në çlirimin, pavarësimin dhe shtet ndërtimin e vendit, pra Republikës së Kosovës. Për aq më tepër siç dëshmoi para rreth tre muajsh edhe përfaqësuesja e lartë boshnjake në OKB, politikania e Bosnjë-Hercegovinës, Sabina Çudiq, gjatë viteve 2018-2020,Vlora Çitaku kishte punuar me shumë zell, madje edhe arritur marrëveshja me palën serbe, për ndarjen e Kosovës dhe thjesht, pritej vetëm momenti më i përshtatshëm që ajo marrëveshje të nënshkruhej në Shtëpinë e Bardhë, për ta shitur pastaj, këtë tradhti të lart, para shqiptarëve edhe si ngjarje historike””, theksoi ai.

Qarri shtoi se Çitaku me kërkesat e Thaçit e kishte fillluar angazhimin për ndarjen e Kosovës.

Sipas tij, tani është momenti kur Kosova të vendos autorët e tyre në bankën e të akuzuarve për tradhëti, në mënyrë që Hoxhaj, Çitaku dhe Buja ta marrin dënimin e merituar.

“Nga kjo del se Vlora Çitaku kishte filluar, njëkohësisht me kërkesat publike të kuislingut Thaçi më 2018 në Alpbach të Austrisë, angazhimin e saj të fshehtë e tinëzar, për ndarjen e Kosovës, krahas pagesave prej mbi 168 mijë eurove të taksapaguesve të Kosovës, që këshilltarja e Thaçit dhe Kadri Veselit, Dhurata Hoxha, i kishte paguar firmës franceze Majorelle PR & Events që ajo të lobonte edhe në botë për ndarjen e Kosovës. Kështu që ndaj deklaratave terrorizuese të eksponentëve të PDK-së, për të mbjellë panik e pasiguri dhe familjarizuar qytetarët me idenë për ndarjen dhe shuarjen e shtetit të Kosovës, është momenti vendimtar, që Kosova tu thotë stop dhe vendos autorët e tyre në bankën e të akuzuarve për tradhti ndaj vendit dhe rrezikim të shtetësisë së Kosovës, në mënyrë që Hoxhaj, Çitaku e Buja & Co, përfundimisht ta marrin dënimin e merituar ligjor dhe aventurat e tyre kundër shtetit tonë sovran e të pavarur, të marrin fund njëherë e përgjithmonë”, ka përfunduar Gani Qarri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme