VMRO akuzon pushtetin se ka shkaktuar kaos në arsim

VMRO-DPMNE-ja opozitare akuzon pushtetin LSDM-BDI se ka shkaktuar kaos në arsim dhe se nuk ka libra e dëftesa por vetëm improvizime.

Nga partia e Hristijan Mickovskit thonë se në vend që Ministria e Arsimit të krijojë plan dhe strategji, ajo ka dëshmuar paaftësi dhe papërgjegjësi.

“Arsimtarët dhe kuadri arsimor ballafaqohen me kolaps total të sistemit, ndërsa në më pak se gjysmë muaji deri në fillimin e vitit shkollor nuk ka libra. Në vend të librave ofrohen materiale për mësim, doracakë, udhëzime dhe eksperimente të ngjashme të cilat nuk mund të jenë alternativë e plotë”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Sipas opozitës maqedonase, për shkak të  pushtetit LSDM – BDI arsimi fundoset ashtu si të gjitha sferat tjera./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme