VMRO dhe Vlen bisedime për qeverinë e re në Shkup, ekspertët: Nuk do të jetë e lehtë

Shqiptarët duket në fund, do të jenë pjesë e qeverisë së maqedonase, vetëm se këtë radhë me koalicionin opozitar Vlen.

Kryetari i partisë fituese të zgjedhjeve të përgjithshme VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se pret që deri më 28 maj të bëhet konstituimi i përbërjes së re parlamentare dhe më pas ta marrë mandatin për formimin e qeverisë, por bisedimet për krijimin e koalicionit qeverisës do t’i nisë përpara këtyre afateve.

Ekzekutivi i ri do të përbëhet nga VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i opozitës shqiptare VLEN, por pjesë e saj mund të jenë edhe parti të tjera opozitare që kanë fituar mandate në zgjedhjet parlamentare, më 8 maj.

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski pohoi megjithatë se nuk pret që një marrëveshje me VLEN të arrihet menjëherë, edhe pse ujdia, siç tha ai, është e sigurt “nëse ka mirëbesim, pritje realiste dhe fokus në politika në interes të qytetarëve”. Sipas Mucunskit, me VLEN ende nuk është diskutuar për çështje dhe kërkesa konkrete lidhur me pjesëmarrjen e tyre të mundshme në përbërjen e ardhshme të Qeverisë.

Drejtuesit e koalicionit mbrëmjen e 8 majit, kur dolën rezultatet e para jozyrtare, i dhanë sinjalet se do të jenë pjesë e Qeverisë së re, së bashku me VMRO DPMNE-në, ndërsa Kasami që drejton lëvizja BESA, paralajmëroi formimin e grupeve të punës për hartimin e programit të ri qeveritar.

 

Top Channel

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme