VMRO-DPMNE: Ali Ahmeti “bossi” i mafias në pushtet që quhet BDI-LSDM, Kovaçevski vetëm zbatues

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE sërish sot ka dal me akuza të forta ndaj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

“Ali Ahmeti tregoi se është bos i mafies në pushtet BDI-LSDM. Kovaçevski është vetëm një statist mes Zaevit dhe Ahmetit. Një peng i zakonshëm që vetëm dëgjon dhe zbaton. Tashmë është e qartë pse BDI-ja pranoi që Kovaçevskin ta administronte qeverinë, sepse ishin të bindur se ai do t’i përkulej jo vetëm Zaevit, por edhe partnerit të tij të koalicionit”, thekson VMRO-DPMNE.

Më tej thuhet në reagim se “mafia në pushtet BDI-LSDM është e organizuar në mënyrë perfekte vetëm kur bëhet fjalë për tenderë, krim dhe korrupsion”.

“Është e vetmja fije që i lidh. Dëshira e zhveshur për pushtet për të vjedhur e ruan këtë fuqi dhe për këtë ata gjejnë një gjuhë të përbashkët të përsosur. Në fakt, kështu është pajtuar satrapi i drejtësisë Talat Xhaferi, si korrier i Ahmetit, në mënyrë të njëanshme që të shpallë zgjedhje shtesë lokale për kryetar komune në komunën Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë. Pa u konsultuar me askënd, fshehur nga opinioni, shpallën zgjedhje. Është një marrëveshje klasike mafioze, mes dy familjeve mafioze. Ahmeti rregullon, pengu Kovaçevski ekzekuton”, reagon partia më e madhe opozitare.

Në fund nënvizohet se “ashtu siç vjedhin bashkë, ashtu edhe populli në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do t’i ndëshkojë bashkë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme