VMRO-DPMNE ka dënuar incidentin me demolimin e Shtëpisë së Alfabetit. Siç thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së, kjo është një ngjarje e izoluar dhe duhet të dënohet nga ana e të gjithëve, me qëllim që të pengohet keqpërdorimi i saj për qëllime partiake dhe politike.
“VMRO-DPMNE vlerëson se kujdesi për historinë dhe kulturën e çdo popullit është e drejt elementare dhe element i rëndësishëm në një shoqëri multikulturore, siç është edhe Maqedonia”, thuhet në komunikatën e VMRO-së, përcjell “SHENJA”.
Partia i bën thirrje policisë që sa më shpejtë të zbardhin rastin dhe fajtorët të sanksionohen.
“Ky incident është tentim i disa skenaristëve të shkaktojnë defokusim nga zhvillimet aktuale politike në shtet. Apelojmë që mediat të mos e shfrytëzojnë këtë ngjarje dhe të bien nën manipulime, të cilat dikush dëshiron t’i shkaktoj në opinion, sepse pikërisht ky është edhe qëllimi i tërë kësaj strukture e cila edhe në të kaluarën ka tentuar që incidenteve të caktuara të ju jep konotacione politike”, thuhet në komunikatë.