VMRO-DPMNE: Zaev e tregoi qëllimin për ta ridefinuar Maqedoninë

VMRO-DPMNE nëpërmjet një komunikate ka vlerësuar se paralajmërimi i kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev,  për të debatuar në lidhje me platformën e  partive shqiptare, ka dëshmuar qëllimin e tij për ta ridefinuar shtetin.

“Tentimi i Zoran Zaevit për të manipuluar me opinionin dhe ta nënçmoj intelegjncën e tyre është i pasuksesshëm. Ai në stilin e tij, në mënyrë konfuze tentoi të paralajmëroj se nëse e merr mandatin do të vazhdoj të debatoj për pikat e platformës së Tiranës, parat të jenë në dy gjuhë, uniforma dygjuhësore, shpallje të gjenocidit, ndryshim të simboleve shtetërore dhe ngjashme. Kjo në të vërtet e tregon edhe qëllimin e Zaevit, të cilën edhe e kanë paralajmëruar të ashtuquajtur ekspert të LSDM-së, nëpërmjet gjoja debateve dhe konsultimeve të ekspertëve partiak, të përgatisin ridefinim të shtetit”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së, përcjell SHENJA.

Sipas VMRO-DPMNE revolta e qytetarëve është gjithnjë e më i madh për shkak jo sinqeritet të kryetarit të LSDM-së.

Ata edhe njëherë i kanë bërë thirrje Zaevit të heq dorë nga platforma shqiptare, duke i ofruar përkrahje për një qeveri të pakicës.

Opsioni i dytë, sipas VMRO-së është të pranoj zgjedhje parlamentare së bashku me ato lokale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme