VMRO-ja pengon shkarkimin e Zvërlevskit

Shkarkimi i Kryeprokurorit publik Marko Zvërlevski si duket do të përjetojë fatin e seancës konstituive të Kuvendit. Ndonëse fillimisht shkarkimi i Zvërlevskit ishte paraparë si pikë plotësuese e rendit të ditës, deputetët ndryshuan rendin e ditës duke e vendosur si pikë të pestë. VMRO-DPMNE-ja përmes deputetëve Ilija Dimovski dhe Antonio Milloshovski me procedurë të përshpejtuar propozuan ndryshime në Ligjin për Prokuror Publik.

Të ju rikujtojmë një premtim zgjedhor të së paku dy personaliteteve të LSDM-së. Ai është premtimi i socialdemokratëve të cilët kishin deklaruar se me ardhjen e tyre në Qeveri do të mundësojë që propozimi dhe zgjedhja e Kryeprokurorit Publik të bëhet me propozim të opozitës. Gjithashtu propozojmë që ai propozim të votohet me 2/3 e votave. Në këtë mënyrë të gjitha partitë politike do të jenë faktor relevant në zgjedhjen e Prokurorit Publik – deklaroi Ilija Dimovski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Kërkesat e opozitës nënkuptojnë që Marko Zvërlevski të mos mund gjithashtu të shkarkohet pa dy të treten e votave. Deputetët opozitar mbrojnë me këmbëngulje Zvërlevskin në krye të organit të akuzës, ndërsa njëkohësisht kumtojnë se nuk kanë emra potencial për në vendin e Zvërlevskit. Megjithatë kërkesat e tyre u mbivotuan.

“Për” kanë votuar 41 deputetë. Nga votimi është përmbajtur një deputet, ndërsa kundër kanë votuar 60 deputetë. Konstatoj se propozimi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së nuk miratohet – tha Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.

Opozita paralajmëroi se pas 10 ditëve do të propozojë në procedurë të rregullt ndryshimet në Ligjin për prokuror publik. Nga LSDM-ja përmes një reagimi me shkrim theksuan nevojën e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës për kryeprokurorin e ri, por fillimisht kërkojnë pastrimin profesional të organit të akuzës dhe përgjegjësinë e Zvërlevskit. Debati në Kuvend u ashpërsua në momentin kur për pikën e dytë të rendit të ditës, që ka të bëj me drejtorin e Agjencisë së Administratës, për fjalë procedurale u paraqitën të gjithë deputetët opozitar. Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi paralajmëroi ndërprerjen e debatit duke iu referuar Rregullores së Kuvendit, ndërsa opozita kërkoi personin juridik si propozues i pikës së dytë duke kundërshtuar që si propozues të mbetet vetëm organi ekzekutiv apo Qeveria. Pas pikës së dytë, në rend do të jetë raporti i Avokatit të Popullit, ndërsa më pas shkarkimi i Zvërlevskit rrethana këto që nënkuptojnë se shkarkimi i të parit të Prokurorisë Publike mund të zgjasë me ditë të tëra. Tejzgjatjet e procedurave në seanca plenare bëhen për shkak të mungesës së formimit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, gjë që u mundëson deputetëve të kësaj partie të kërkojnë procedurale dhe replika në pafundësi. Formimin e grupit parlamentar, VMRO-ja e paralajmëroi për në ditët e ardhshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme