Vodhën 55 mijë euro dhe aksesorë floriri në një banesë, arrestohen dy vëllezërit në Krujë

Dy vëllezër janë arrestuar ditën e sotme në Krujë pasi vodhën në një banesë shumën monetare prej 55 mijë eurosh dhe aksesorë të ndryshëm floriri.


Në pranga kanë rënë S.D., 30 vjeç dhe S.D., 21 vjeç, të cilët janë banues në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur më datë 21 korrik, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin, vodhën banesën në Fushë Krujë.

Në kuadër të operacionit policor të zhvilluar, i koduar si “Survejimi”, u sekuestruan aksesorët e floririt dhe një automjet, të cilat do të përdoren nën cilësinë e provës materiale.

Vëllezërit akuzohen për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Survejimi”, nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale në DVP Tiranë dhe DVP Vlorë.

Sekuestrohen aksesorë floriri të dyshuar të vjedhur, dhe një automjet.

Specialistët për Hetim e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me me Seksionin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale në DVP Tiranë dhe DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Survejimi”.

Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit S. D., 30 vjeç, dhe S. D., 21 vjeç, (vëllezër), banues në Vlorë, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Dy vëllezërit dyshohet se me datë 21.07.2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në një banesë në Fushë-Krujë, shumën 55 000 euro, dhe aksesorë të ndryshëm floriri.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme