Vodhën bizhuteri me vlerë 700 mijë lekë, PAMJET nga grabitja te argjendaria në Kamëz! Autorët thyejnë vitrinën me çekiç dhe kallashnikov

Panorama Online ka siguruar pamjet nga grabitja te argjendaria në Kamëz të shtunën e kaluar.


Autorët duken në pamjet e siguruara prej gazetares Xhensila Kodra, teksa thyejnë vitrinat e dyqanit me çekiç njëri prej tyre, ndërsa tjetri me kallash dhe më pas marrin sendet me vlerë dhe i fusin në çanta.

Ngjarja u krye të shtunën rreth orës 13:00, prej dy personave të maskuar, njëri prej të cilëve ishte i armatosur me armë zjarri.

Autorët hynë në argjendarinë në pronësi të shtetasit O.L. dhe morën një sasi bizhuterish me vlerë. Më pas ata u larguan me motor.

kamez grabitja

Nga hetimet paraprake rezulton se grabitësit lëvizën drejt zonës së Zall Herrit. Kamerat e sigurisë kanë filmuar itinerarin e tyre, ndërsa në një moment autorët janë rrëzuar me motor, por kanë arritur të largohen sërish.

Vlera e bizhuterive të vjedhura arrin rreth 700 mijë lekë.

Policia ka shoqëruar disa persona me precedentë penalë për verifikime, por deri tani autorët nuk janë identifikuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme