Vodhi makinën dhe e shiti për skrap, arrestohet 42-vjeçari, procedohet edhe pronari i subjektit që e bleu

Hajdutët e makinave janë kthyer në një prej problemeve kryesore në kryeqytet.


Një 42-vjeçar u arrestua së fundmi nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se vodhi një automjet me qëllim shitjen për skrap.

Aksioni u krye nga Komisariati nr. 4 dhe i ndaluari është A. A., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Edhe pronari i pikës së skrapit u procedua penalisht. Automjeti u sekuestrua si provë dhe materialet iu referuan Prokurorisë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Niko Avrami”, ndërsa kamerat e sigurisë kapën të dyshuarin në momentin e krimit dhe ndihmuan efektivët në zbardhjen e ngjarjes. Pasi u hodh, mjeti u dërgua në një pikë skrapi, ku dhe u gjet.

“Ky shtetas, ditën e djeshme (20 shtator), në rrugën “Niko Avrami”, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit E. A., dhe më pas e ka dërguar në një pikë skrapi, me qëllim shitjen e tij. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Gj., 38 vjeç, pasi gjatë kontrollit në pikën e skrapit, në pronësi të tij, u gjet dhe u sekuestrua automjeti i vjedhur”, tha policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme