Një 43-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi vodhi një automjet në oborrin e një banese.
Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.S, cili pasi vodhi automjetin tip “Opel” në pronësi të shtetasit, T.M, në rrugën “Bab Rexha”, e fshehu në një garazh në zonën e “Don Boskos”.
Njoftimi i policisë:
Vodhi një automjet në oborrin e një banese, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në oborrin e një banese në rrugën “Bab Rexha”, ishte vjedhur një automjet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin:
– A. S., 43 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, ditën e djeshme, ka vjedhur një automjet tip “Opel”, në pronësi të shtetasit T. M., në rrugën “Bab Rexha”, dhe më pas e ka fshehur atë në një garazh në zonën e Don Boskos.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.