Vogëlushja shqiptare vdes në spitalin italian, 22 persona nën hetim

Plot 22 persona, përfshirë mjekë, pediatër, neurologë dhe infermierë janë vënën nën hetim nga prokuroria në Breshia të Italisë për vdekjen e një vajze 4 vjeçare, e cila u godit nga meningjiti i pneumokokut, formë jo ngjitëse por potencialisht vdekjeprurëse.

Vajza me origjinë shqiptare që jetonte në Cremona me familjen e saj u shtrua në spitalin e Maggiore të enjten më 16 shkurt.

Tri ditë më vonë u transferua në gjendje kritike në spitalin civil të Breshias, për të gjetur vdekjen 24 orë më vonë, shkruan Ora News.

Prokuroria ka urdhëruar kryerjen e autopsisë në trupin e vogël të fëmijës pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Verona për të hedhur dritë mbi shkaqet e ngjarjes.

Prokuroria synon të zbulojë nëse ka pasur neglizhencë nga ana e stafit të dy spitaleve dhe nëse janë zbatuar protokollet e nevojshme të mjekimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme