Vojvodina kërkon rikthimin e autonomisë së plotë nga Serbia

 Kryetarët e partive Liga Socialdemokrate e Vojvodinës (LSV) dhe Partitë e Vojvodinës, Nenad Çanak dhe Aleksandar Oxhiq kanë paralajmëruar formimin e partisë Fronti i Vojvodinës, që do të ketë qëllim autonominë e plotë të kësaj krahine, shkruan sot gazeta e Beogradit “V.Novosti”.

Sipas kësaj gazete ata ankohen se për realizimin e këtij qëllimi po u pengojnë partitë serbe.

LSV javën e shkuar i ka parashtruar Kuvendit të Serbisë një rezolutë, por edhe një propozimligj për financimin e Vojvodinës në mënyrë që të ndryshojë Kushtetuta, ndërsa krahina të rikthejë autonominë e plotë.

Koha.net rikujton se regjimi i Millosheviqit autonominë e Vojvodinës e suprimoi me forcë në vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar, pak para se këtë veprim ta ndërmerrte kundër Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme