Albana Vokshi u shpreh se mbështetja e Kuvendit synon zgjidhjen ngërçit në PD nëpërmjet votës së lirë.
Gjatë fjalës së saj, në Kuvendin e thirrur nga Berisha, Vokshi u shpreh se qëndrimet e kreut të PD-së, Lulzim Basha kanë cënuar demokracinë.
“PD ka njohur brenda saj një lëvizje të gjerë iniciuar nga Sali Berisha në qytetet kryesore. Lidhja demokratike e Gruas dhe Forumi Rinor janë organizata partnere dhe kanë për detyrë përmirësimin e veprimtarisë së PD. Jemi të ndërgjegjshëm për rrezikun që përbën shtypja e mendimit të lirë. Mbështetja që u bë ndaj Kuvendit është bërë me synimin që zgjidhja e ngërçit të bëhej nëpërmjet votës së lirë. Vendimet e marra në mënyrë personale nga kreu i PD-së kanë cënuar demokracinë”, tha Vokshi.