Maqedoni e Veriut duhet të bëjë një hap vendimtar përpara, është mesazhi që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, e dërgoi sot pas mbërritjes në Shkup përmes Twitter-it.
Ajo është pritur në aeroportin e Shkupit nga ministri i Punëve të Brendshme, Bujar Osmani, pas së cilës kanë pasur një takim të shkurtër.
Sipas agjendës, ajo duhet të takohet me presidentin Pendarovski, kryeministrin Kovaçevski dhe kryeparlamentarin Xhaferi, e më pas do të ketë fjalim në Kuvend.
“Jam e lumtur që jam sot në Shkup. Maqedonia e Veriut është një partner real dhe i besueshëm. Populli i RMV-së ka treguar përkushtimin e tij ndaj vlerave evropiane. Ata meritojnë të shohin vendin e tyre duke përparuar drejt anëtarësimit. Tani i takon RMV-së të bëjë hapin vendimtar përpara”, ka shkruar von der Leyen.
I’m glad to be in Skopje today.⁰
North Macedonia is a true and reliable partner.
The people of 🇲🇰 have shown their commitment to EU values.⁰
They deserve to see their country move forward on the path to membership. ⁰
The decisive step forward is now for 🇲🇰 to take. pic.twitter.com/yOkRpQmRSH— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) July 14, 2022