Vota e diasporës/ Shqiptarë nga 107 shtete të botës duan të votojnë në 11 Maj! Aplikantë edhe nga Peruja e Maldive

Kërkesat për regjistrim në KQZ për të ushtruar të drejtën e votës nga shteti ku jetojnë kanë ardhur edhe nga kontinente të largëta.


Kërkesat vijnë nga 107 shtete të botës, pjesë e të gjitha kontinenteve, përfshirë vende emrat e të cilave i dëgjojmë vetëm në kronikat e lajmeve, në internet apo kinematografi.

Vendet ku tradicionalisht shqiptarët kanë emigruar që nga viti 1991, shënojnë edhe shtetet me numrin më të madh të kërkesave për regjistrim në Platformën Elektronike në KQZ.
Italia shënon numrin rekord të kërkesave për regjistrim, me mbi 148 mijë kërkesa.

Duke pasur me rreth 103 mijë kërkesa nga Greqia, rreth 36 mijë nga Gjermania, 245 mijë kërkesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo 20 mijë nga Britania e Madhe.

Aplikime për regjistrim janë kryer edhe nga shqiptarët e Francës, Belgjikës, Kanadasë, Suedisë, Zvicrës, Austrisë, Maltës, Spanjës, apo Australisë.

Kërkesa për regjistrime, shumë të pakta në numër, sa mund të numërohen me gishtat e një dore, ka edhe nga vende si Ishujt Solomon, Gaboni, Peruja, Eritrea, Ishujt Kuk dhe Ishujt Kajman.

Një kërkesë e vetme është regjistruar nga Xhamajka, Hondurasi, Zambia, Bermuda, Uruguaj, Maldive dhe Territori Palestinez.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme