Ejup Tusha është tanimë disa vjet i punësuar në Spitalin Shtetëror “Nënë Tereza” në Shkup dhe posedon vendim pune si punëtor profesional i sigurimit mirëpo Vitin e Ri nuk do t’a pres ashtu. Me një vendim të shpejtë dhe pa arsye ai kalon nga posti i lartpërmendur në punëtor pastrues. Siç thotë ai, shkaku se nuk kishte votuar BDI-në dhe se kishte shprehur haptazi simpatinë ndaj “Rilindje me Besë” dhe se do votonte për atë bëri të mundshme këtë shkarkim pune, përcjell Lajm.
Ejup Tusha, shpreh revoltën edhe në facebook : “Ja paketi i BDI -se per vitin e ri .pse votova Rilindje me Bese.”