Voton Albin Kurti, fton edhe të dorëhequrit që të votojnë

Kandidati për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, para pak çastesh ka votuar për kryetar të kësaj partie, dhe ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është një ndër partitë më demokratike në vend.

I pyetur lidhur me të dorëhequrit nga partia, Kurti  ka thënë se të gjithë që janë anëtarë të VV-së duhet të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Sipas tij, ata duhet të votojnë lirshëm të ma imponuar nga askush, shkruan Persikopi.

“Tetë klasat e shkollës fillore i kam përfunduar pikërisht këtu në shkollën Naim Frashëri, ku edhe sot votova në zgjedhjet e brendshme të lira e demokratike të VV-së, të cilat në njërën anë janë obligim i yni statusor dhe në anën tjetër paraqesin demokraci të thellë për shkak se në Vetëvendosje kryetari zgjedhet në mënyrën një anëtar një vot. Unë e përdora mundësinë që të votoj, dhe i ftoj të gjith anëtarët që të votojnë. LVV është jo vetëm subjekti më politik, më social, por është edhe subjekti më demokratik të Kosovës. Është e drejtë e secilin anëtar që të votoj sot, dhe kjo e drejtë është mirë që të shfrytëzohet nga të gjith. Anëtarët duhet të vendosin lirshëm sot, pa imponime nga askush” ka thënë Kurti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme