FSK publikon fotografitë e aksionit të mbrëmshëm gjatë evakuimit të nxënësve nga Prevalla

Ministria e Forcës së Sigurisë ka publikuar fotografitë e nxënësve gjatë evakuimit të mbrëmshëm në Prevallë.

Mbrëmë rreth orës 22 disa nxënës kishin mbetur në borë dhe janë evakuuar nga njësia e Reagimit të Krizave e FSK-së, shkruan lajmi.net.

“Njësia Ndërlidhëse për Reagim në Kriza e FSK-së, pas  vlerësimit dhe rishikimit të zonës në Brezovicë   se  mos ka mbetur ndonjë nxënës i izoluar pas bllokimit të rrugës nga dëbora, ka marrë një informacionin plotësues se një grup i nxënësve kanë udhëtuar në këmbë në drejtim të Prevalles. Rreth orës 22:00 janë evidentuar 19 nxënës nga Gjakova. Këta nxënës të ngelur në rrugë dhe dëborë, janë ndihmuar nga njësia e FSK-së e cila ka bërë transportin nga Prevalla deri  në Gjakovë. Grupi i  nxënësve janë ribashkuar me familjet e tyre në Gjakovë rreth orës 03:00 të mëngjesit. Në këtë operacion kanë qenë të angazhuar  pjesëtarët e  Njësisë Ndërlidhëse për Reagim në Kriza dhe të Brigadës për Mbështetje Operacionale të FSK-së”, thuhet nga FSK-ja.

2-fsk-gjate-nates-evakuon-nxenes-nga-prevalla-21-01-2018 3-fsk-gjate-nates-evakuon-nxenes-nga-prevalla-21-01-2018 4-fsk-gjate-nates-evakuon-nxenes-nga-prevalla-21-01-2018 5-fsk-gjate-nates-evakuon-nxenes-nga-prevalla-21-01-2018

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme