Vranë bariun 17 vjet më parë, Apeli dënon me nga 18 vite burg dy autorët

Dy persona janë dënuar me nga 18 vjet heqje lirie secili me akuzën e vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.


Shtetasi me iniciale F.T dhe shoku i tij, Viktor Omeri janë dënuar lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 09.08.2007, ku në afërsi të stanit të tij, në vendin e quajtur “Mocale”, në fshatin Bestrov të rrethit Vlorë, është gjetur i vrarë me armë zjarri Kleo Gërdhuqi.

Autorët e dyshuar janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, por çështja ka kaluar në Apel dhe më pas në Gjykatën e Lartë.

Në përfundim të praktikave gjyqësore, Gjykata e Apelit vendosi dënimin me 18 vjet burg të secilit prej të dyshuarve.

Njoftimi i Gjykatës:

Në përfundim të gjykimit, më datë 24.07.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare z. Genti Dokollari dhe anëtare znj. Irena Brahimi dhe z. Fuat Vjerdha, vendosi:

-Ndryshimin e vendimit nr. 309, datë 11.09.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, si vijon:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit F. T, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/1 dhe 25 i K. Penal dhe dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit F. T, për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i K. Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
  3. Në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 55 të K. Penal, dënimin e të pandehurit F. T me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.
  4. Deklarimin fajtor të të pandehurit V. O, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/1 dhe 25 i K. Penal dhe dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.
  5. Deklarimin fajtor të të pandehurit V. O, për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i K. Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
  6. Në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 55 të K. Penal, dënimin e të pandehurit V. O me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme