Sot bëhen 13 vite që nga vrasja e dy policëve të Kosovës, Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj.
Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj ishin hetues policorë, të cilët ishin duke hetuar vrasjet në rajonin e Dukagjinit, vrasjen e Tahir Zemajt dhe Smajl Hajdarajt.
Kjo vrasje si edhe shumë vrasje të tjera konsiderohet të jetë vrasje politike.
Shoqata “Thirrje për drejtësi”, shoqatë kjo e themeluar nga familjarët dhe viktimat e atentateve me motive politike në Kosovë, edhe sot ka kërkuar drejtësi për Sebahate Tolajn dhe Isuf Haklajn dhe për të gjitha vrasjet tjera politike,
“Edhe një vrasje e dyfishtë politike. Në cilësinë e hetuesve policorë , në një atentat u vranë oficerët policorë Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj , njëkohësisht edhe ish luftëtarë të Betejës së Kosharës. U vranë me të vetmin motiv se hetonin vrasjet politike në Rajonin e Dukagjinit , atë të Tahir Zemajt dhe të Smajl Hajdarajt. Vetëm një nga vrasësit-dorasi , Bedri Krasniqi ish truproje e Ramush Haradinajt është dënuar me burg për këtë vrasje të dyfishtë. Drejtësia jonë ( dhe ndërkombëtare) e çmendur nuk shkoj më tej , as nuk identifikuan dorasët tjerë që morën pjesë dhe as urdhërdhënësin. Drejtësi për Sebahate Tolajn dhe Isuf Haklajn! … dhe për të gjitha vrasjet tjera politike!”, thuhet në postimin në faqen e tyre në facebook./BS