Vrasësi shqiptar që la pa fjalë anglezët, pasi dëbimit nga Anglia rikthehet dhe bëhet pronar

Selami Çokaj, 43 vjeç, i dënuar më parë për vrasje si dhe i dëbuar nga Anglia, ka rimarrë edhe njëherë vëmendjen e autoriteteve angleze, pasi ka mundur të rikthehet edhe njëherë në Angli dhe të bëhet pronar i një lavazhi. Siç shkruan “The Sun”, Selami është në listën e më të kërkuarve për vrasje dhe u ekstradua në vitin 2009 nga Anglia. Por pak kohë më vonë ai është rikthyer sërish në këtë vend, madje këtë herë është bërë pronar i një biznesi që i siguron jo pak të ardhura. Selami jeton bashkë me familjen në një shtëpi, ndërsa në shtetin anglez është regjistruar me emrin e tij, madje në këtë emër ka edhe në biznese. Por cila është historia e Selami Çokaj? Ai shkoi në Angli në vitin 1999 me pseudonimin Valton Gashi, tek paraqitej si refugjat nga Kosova, ndërsa në fakt ishte kriminel shqiptar i burgosur në vitin 1994 për vrasje me thikë. Fillimisht ai ishte dënuar me 15 vite burg, por më pas u zbulua se kishte grabitur dhe u shtua dënimi edhe me 5 vite të tjera, derisa u arratis, shkruan ‘The Sun”. Ndërkohë në lidhje me historinë e 43-vjeçarit dhe faktin se si ai ka mundur të rifutet edhe njëherë në Angli pas dëbimit si dhe të jetë pronar, autoritetet Ndërkohë në lidhje me historinë e 43-vjeçarit dhe faktin se si ai ka mundur të rifutet edhe njëherë në Angli pas dëbimit si dhe të jetë pronar, autoritetet angleze ngrenë alarmin rreth sigurisë që ata kanë në vend. Sipas tyre është e pamundur që një njeri i tillë t’i shpëtojë kontrollit, vetëm nëse nuk ekziston ky kontroll.joq

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme