Vrasja dhe zhdukja e Jan Prengës, familjarët kërkojnë trupin dhe ‘fajësojnë’ Gentjan Funiqin: I vdekur ose si të jetë…

NIKOLETA KOVAÇI/ Kur po bëhen 5 vjet nga rrëmbimi, vrasja dhe zhdukja e trupit të Jan Prengës, Gjykata e Posaçme vijon procesin në tentativë për të zbardhur ngjarjen.


Radhën për të dëshmuar e kanë pasur vëllezërit e viktimës, të cilët kanë qenë në Angli në kohën kur është rrëmbyer dhe vrarë Prenga. Pas Astritit, dëshmi kanë dhënë Ndreka dhe Antoni, dy vëllezërit e tjerë të Jan Prengës, të cilët i kanë thënë gjykatës së në fakt malli që kanë pretenduar që është vjedhur prej tyre është kthyer, mirëpo kanë qenë disa personave që kanë thënë se malli është i tyre. Ata treguan se pasi kanë dorëzuar mallin, mall që nuk dihet kujt iu ka dorëzuar, nuk e morën të vëllanë, madje as nuk e dinë se ku është trupi i tij sot dhe asaj dite. Njëri nga vëllezërit i ka vënë gishtin Gentjan Funiqit si autori i rrëmbimit të Janit, ndërkohë që ka mohuar të kishte njohje me Dritan Rexhepin, pasi ai ka dëshmuar se ka shkëmbyer mesazhe me një person me emrin Gramoz.

Sipas SPAK, pengmarrja e Jan Prengës u porosit nga Dritan Rexhepi dhe Gentjan Doçaj, ndërsa ka ndodhur për shkak se i vëllai i tij Astrit Prenga kishte vjedhur një sasi kokaine. 7 të pandehurit akuzohen për grup kriminal për rrëmbim me shkaktim vdekjen dhe asgjësim kufome. Ky rrëmbim është urdhëruar prej tyre me qëllim që Astriti dhe personat e tjerë të kthenin lëndën narkotike, ndërsa organizimi i rrëmbimit është kryer nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja, ekzekutimi i këtij rrëmbimi është kryer në Shqipëri, në datën 17.01.2020, nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar”, – thuhet në njoftimin e SPAK.

Për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës është në kërkim Altin Hajri, kreu i një grupi kriminal në Shijak dhe pronar i kompleksit “Golden”, resort dyshohet se humbi jetën Jan Prenga, ku me pamjet e kamerave të sigurisë u bënë publike imazhet e trupit të tij që e nxirrnin nga një mjet “Range Rover”.

PJESË NGA DËSHMIA E NDREK PRENGËS

“Nuk e njoh Dritan Rexhepin. Ka qenë një mesazh në telefon, është prezantuar me emrin Gramoz. Më ka thënë ‘Jam Gramozi, gjërat janë të miat, të mos preken”.

Unë nuk njoh asnjë nga këto që janë në këtë ngjarje. Nëse mund ta shoh personin me foto që kam fol me kamera, absolutisht e njoh. Nuk them 100%, por e njoh. Unë nuk kam pyetur asnjë nga këta që kam folur nëse njihemi apo jo. Më është prezantuar në telefon si Gramoz. Gentjan Funiqi më ka marrë vetë në telefon. Në moment pasi është marrë vëllai peng, unë kam telefonuar personat që më kishin marrë në telefon, Gentjan Doçin, Gramozin kam biseduar me të, me kthye gjërat.

Gramozi me ka thënë nuk ke pune me mu, por me shkodranët me Doçin. Biseda ka qenë me kthye gjërat me liru pengun. Pengu doli më pas që kishte vdekur. Nuk e kam pyetur Gentjan Doçin nëse ai e njeh apo jo Gramozin. Ndoshta edhe e kam pyetur, nuk e mbaj mend 100%. Më mori në telefon Gentjan Doçi, më tha mi keni marrë gjërat. Unë i thash jam në burg. Më mori të nesërmen më tha që të kanë marrë vëllain peng. Kur kanë dalë pamjet filmike origjinal sikur ma ka thënë burri huaj. Unë e kam parë në media videon”!

VËLLAI TJETËR

Vëllai tjetër Antoni tha në gjykatë: “Kam kontaktuar me Astritin dhe Gëzimi Shullanin. E telefonova unë Astritin, ai më tha që nuk dinte gjë. Astriti më ka thënë kemi marrë mall në një port jashtë Londrës. Gent Doçi, Bleta, Gështenja… Këto kishin dalë në skenë duke thënë “Është e imja”. Me merrnin më thoshin më sill mallin se është i joni. Nuk dinim kujt me ia dhënë se mallit i dilnin shumë njerëz për zot. Ky ishte shkaku i rrëmbimit të Jan Prengës, se gjë tjetër s kishim ne. Astriti u shpreh dhe filloi me mi treguar vetë. Ai filloi të ma shpjegonte me Gëzimin dhe unë thosha si ka mundësi kjo punë se ne nuk kemi pas lidhje me shqiptarët.

Ja kemi marrë anglezit, mbrapa kanë dalë këta të tjerët. U telefonua Astriti dhe Gëzimi nga Gentjan Doçi, Korado Gështenja. Nuk mora informacion nga policia. Kur u kthye malli mbrapsht, trupi nuk na erdhi. Në momentin që u kthye malli dhe nuk erdhi vëllai, atëherë i humbën shpresat. Malli është kthyer, unë kam qenë në Shqipëri. Kam dëgjuar në televizor për një kompleks në Shijak. Nuk di më gjë. Shteti nuk më ka dhënë informacione, ato që kam mësuar, i kam marrë vesh nga televizori. Në dijeninë time brenda një jave iu kthye malli. Nuk kam pasur telefonata nga asnjë person për këtë punë. Gëzim Shullanin nuk e kam takuar.

Me Astritin takoj rrallë. Kemi diskutuar çdo gjë. Më ka thënë që e kemi kthyer mbrapsht, e kanë marrë disa polakë. Unë kërkoj vëllain tim, o i vdekur ose si të jetë unë kërkoj vëllain tim. Ato kanë pasur të drejtë të kthejnë gjënë, si e morën”, – ka thënë mes të tjerash,

Antoni i cili përveç autorëve të rrëmbimit të vëllait drejton gishtin edhe nga policia e Prokuroria, të cilët nuk i kanë dhënë asnjë informacion sot e asaj dite se çfarë ka ndodhur me rastin e rrëmbimit, vrasjes dhe zhdukjes së Janit!

/Gazeta Panorama

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme