Detaje të reja janë zbuluar lidhur me 14 vjeçarin, Mario Perlleshaj, i cili një ditë më parë vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani, pranë shkollës 9 vjeçare “Fan Noli”.
Gazetari Igli Çelmeta, raporton se pasi ka ndodhur krimi, autori, i cili ishte i shoqëruar nga kushërinjtë e tij, është dërguar në një spital privat nga familjarët.
Arsyeja përse ai është dërguar në një spital privat, në drejtim të Pazarit të Ri, është për faktin se nga konflikti mbeti dhe ai i plagosur te dora. Në mënyrë që të shmangte përplasjet me familjen e viktimës dhe të 14 vjeçarit tjetër i cili mbeti i plagosur, familja e mjekoi atë në klinikë private.
“Pas ngjarjes janë drejtuar në drejtim të Pazarit të Ri, ku dyshohet që të afërm, familjarë të autorit, e kanë marrë 14 vjeçarin dhe e kanë dërguar në një spital privat, pasi ky i fundit, gjatë konfliktit dhe përleshjes fizike me viktimën dhe të plagosurin tjetër, shokun e viktimës, ka dëmtuar, ka lënduar dorën.
Më pas është dërguar në spital privat, për të shmangur e përplasjet me familjen e viktimës dhe familjen e 14 vjeçarit tjetër të plagosur. Për këtë arsye e kanë dërguar në një spital më të rëndë.”, tha gazetari në studion e News 24.
Po kështu, lidhur me fotografinë e postuar në Snapchat nga i mituri, i cili kishte marrë pozë me dorën grusht, gazetari sqaron se ajo është shkrepur nga persona adult, teksa shton se dyshohet të kenë qenë familjarë ata që e kanë fotografuar.
“Por, akoma më të rëndë ngjarjen, e bën faktin, që ky fëmijë, është edukuar në atë lloj mënyre sa të postojë foto në rrjete sociale të thikës me të cilën ka kryer krimin dhe vendos e grushtin para fotos, për t’u ndjerë krenar për veprimin që ka kryer.
Këtë foto e ka bërë brenda automjetit ku kanë qenë familjarë të këtij të fundit. Familjarë, sepse makinën nuk mund ta drejtojë një 14 vjeçar. Kjo tregon që ka qenë me persona të rritur, familjarë të këtij të fundit, që e kanë dërguar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore, pasi kishte lënduar dorën.”, sqaron Çelmeta.
Përsa i përket motivit të ngjarjes, ende nuk dihet zyrtarisht, por referuar Policisë së Shtetit, është konflikt banal mes të miturish.
Gazetari Igli Çelmeta:
Pas ngjarjes së rëndë, së bashku me shokët e tij, të cilët ishin dhe kushërinj e këtij të fundit, kanë ardhur në afërsi të Fan Nolit, pas përfundimit të procesit mësimor, për të ndihmuar kushëririn e tyre, pra, për të “dënuar” viktimën.
Pas ngjarjes janë drejtuar në drejtim të Pazarit të Ri, ku dyshohet që të afërm, familjarë të autorit, e kanë marrë 14 vjeçarin dhe e kanë dërguar në një spital privat, pasi ky i fundit, gjatë konfliktit dhe përleshjes fizike me viktimën dhe të plagosurin tjetër, shokun e viktimës, ka dëmtuar, ka lënduar dorën.
Më pas është dërguar në spital privat, për të shmangur e përplasjet me familjen e viktimës dhe familjen e 14 vjeçarit tjetër të plagosur. Për këtë arsye e kanë dërguar në spital privat.
Por, akoma më të rëndë ngjarjen, e bën faktin, që ky fëmijë, është edukuar në atë lloj mënyre sa të postojë foto në rrjete sociale të thikës me të cilën ka kryer krimin dhe vendos e grushtin para fotos, për t’u ndjerë krenar për veprimin që ka kryer.
Këtë foto e ka bërë brenda automjetit ku kanë qenë familjarë të këtij të fundit. Familjarë, sepse makinën nuk mund ta drejtojë një 14 vjeçar. Kjo tregon që ka qenë me persona të rritur, familjarë të këtij të fundit, që e kanë dërguar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore, pasi kishte lënduar dorën.
Policia e Shtetit ka identifikuar të gjithë adoleshentët e përfshirë në ngjarje. Janë në total 7 adoleshentë, në bazë të pamjeve filmike të sekuestruar nga Komisariati Nr.1.
Kam përshtypjen është zbardhur e gjithë ngjarja. Viktima ka thirrur e ai 2 shokë me të cilët luante futboll tek ekipi i Dinamos U-15 dhe kanë qenë në vendin e ngjarjes, ku njëri nga ata ka mbetur i plagosur e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihet zyrtarisht cili është motivi i vërtetë i kësaj ngjarje, edhe pse Policia e Shtetit thotë se ka ndodhur për motive bandale.