Vrasja e 33-vjeçares në Prishtinë, policia jep detaje: Burri arriti të dilte nga mjeti së bashku me dy fëmijët! Ja çfarë dyshohet

Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga vrasja e 33-vjeçares brenda automjetit në Prishtinë.


Dyshohet se viktima, e cila është bashkëshortja e këshilltarit të Behgjet Pacollit, Naim Murseli është vrarë nga disa grabitës rreth orës 20:26 të mbrëmjes së të mërkurës (29 Tetor).

Liridona Murseli po udhëtonte me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre në rrugën Dlip Alshiq në kryeqytet kur dyshohet se një person i panjohur i ka ndaluar dhe u  ka kërkuar sendet me vlerë.

Naim Murseli ka arritur të largohet nga makina me dy djemtë, ndërsa 33-vjeçarja është qëlluar për vdekje, sipas raportimeve.

“Rr. Dlip Alshiq, Prishtinë  29.11.2023 – 20:26.  Raportohet se viktima femër kosovare, derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje.

Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre.

Njësit relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja  e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, raporton policia e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme