Vrasja e 50-vjeçarit, policia do të dërgojë Hygerta Metën në një poligon

Policia do të kryejë eksperimente për të zbardhur ngjarjen makabre në Shënavlash të Durrësit, ku 50-vjeçari Pëllumb Meta u vra dhe u gropos nga fëmijët.


Mësohet se vajza e tij e vogël, 19-vjeçarja Hygerta Meta, e cila pretendon se është autorja e krimit, do të dërgohet në një poligon qitjeje ku do të demonstrojë se si qëlloi babain e saj.

Prokuroria ka akuzuar si autor të vrasjes djalin e madh të viktimës, Hysen Meta, por ky i fundit, fillimisht pasi pranoi se kishte qëlluar 50-vjeçarin, ndryshoi dëshminë në gjykatë, duke u shprehur se në fakt krimin e kishte kryer e motra.

Gjithashtu edhe vetë Hygerta Meta ka pretenduar para togave të zeza, se ishte ajo që e vrau të atin duke e qëlluar me pistoletë, me pretendimin se ai donte ta fejonte pa dëshirë dhe ushtronte dhunë ndaj tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme