Vrasja e 62-vjeçarit në Sarandë/ Ky është Admir Beqiri, autori që goditi me shishe për vdekje shokun e tij (FOTOLAJM)

Personi që shihni në foto është 42-vjeçari Admir Beqiri, i cili goditi për vdekje me shishe qelqi shokun e tij, 62-vjeçarin Gëzim Bizoni, pas një sherri mes tyre.


Admir Beqiri 1

Mësohohet se Admir Ferik Beqiri, njihen ndryshe edhe si “Miri i Safos” dhe kishte precedentë të mëparshëm kriminalë.

Ngjarja

Gëzim Bizoni ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm. Një vit më parë kishte marrë shokun e tij Admir Ferik Beqiri, sonte autori i ngjarjes, të jetonin së bashku.

Kohët e fundit dyshohet që viktima i kishte kërkuar 42-vjeçarit, njëherësh autorit të largohej nga banesa.

Ky i fundit sipas hetimeve paraprake vuante nga problemet me alkoolin. Në gjendje të dehur autori ka goditur për vdekje me sende të forta 65-vjeçarin Gëzim Bizioni.

Njoftimi i policisë:

Sot, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Admir Beqiri, rreth 42 vjeç, ka goditur me sende të forta (shishe qelqi) shtetasin Gëzim Bizioni rreth 65 vjeç, në oborrin e banesës së tij. Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi G. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., i cili u shoqërua në Komisariatin e

Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore. Dyshohet paraprakisht se autori ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes.

Vijon puna e grupit hetimor për përcaktimin e shkakut të konfliktit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme