Gjykata ka pushuar çështjen për dy të dyshuarit e vrasjes së Hekuran Billës. Mësohet se për dy personat, Viktor Markun dhe Sebastian Markun, konkretisht dajë dhe nip është shuar masa e sigurisë.
Dajë dhe nip dyshon se organizuan dhe vranë Hekuran Billën, për hakmarrje, për shkak se Billa ishte dënuar për vrasjen e të afërmit të tyre Prel Marku në Angli.
Ata qëndruan më shumë se një vit në qelitë e paraburgimit, më pas për shkak të tejkalimit të afateve ata u dërguan në ‘arrest shtëpie’. Nga hetimet rezulton se nuk janë gjetur prova që i implikojnë ata në vrasjen e Billës.



