Vrasja në Bularat të Gjirokastrës të shtetasit Konstantinos Katsifas vijon të sjellë një sërë reagimesh.
Ministri i Brendshëm grek Alexis Haritsis ka komentuar se fundmi ngjarjen e ndodhur.
“Kemi kërkuar hetim të plotë të çështje, jemi në kontakt me qeverinë shqiptare. Po monitorojmë nga afër cdo veprim nga ana e Shqipërisë. Monitorim jo vetëm në teori, ditët e ardhshme dhe në praktikë. Prioriteti ynë i parë mbetet sqarimi i plotë i rastit”.
Për hetimin e rrethanave të kësaj vrasje kanë mbërritur nga Tirana ekspertë të policisë gjyqësore në Gjirokastër.



