Është arrestuar edhe i dyshuari i tretë për vrasjen Liridona Murselit që ndodhi të mërkurën mbrëma në Prishtinë.
Klan Kosova përmes burimeve mëson se inicialet e të arrestuarit të tretë për këtë rast janë K.K.
Këto burime i kanë thënë Klanit se personi në fjalë është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kujtojmë se në mesin e të arrestuarve është edhe bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli.