Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për të miturin Mario Përlleshaj, i cili akuzohet për vrasjen bashkëmoshatarit të tij Martin Canit, duke kërkuar dënimin me 25 vite burg për veprën penale “vrasje në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave”.
Martin Cani u vra më 18 nëntor nga goditjet e thikës së bashkëmoshatarit të tij gjatë një konflikti në dalje të shkollës “Fan Noli” në Tiranë, teksa gjatë përleshjes mbeti i plagosur edhe miku i tij Luisi.
Autori i vrasjes u arrestua nga policia disa ditë pasi u mjekua në një spital privat të Tiranës, për disa plagë me thikë që u raportuan se kishte marrë pas konfliktit.
vijon…



