Vrasja e Mondi Mëhallës me dy plumba në kokë, mbahet gjyqi ndaj ish-ortakut të biznesmenit dhe rojës së karburantit

Zhvillohet sot seanca në Gjykatën e Elbasanit për vlerësimin e masave të sigurimit ndaj Xhino Agos dhe Kujtim Pishës, të cilët u arrestuan pas vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla, krim i ndodhur mbrëmjen e 30 Nëntorit.


Seanca nis në orë 10:00 dhe do të mbahet me dyer të mbyllura, për shkak të natyrës së hetimeve dhe nevojës për ruajtjen e sekretit hetimor.

Ndërkohë, lidhur me Nevzat Spahon, po ashtu i prangosur, nga verifikimet në sistemin e menaxhimit të çështjeve gjyqësore nuk rezulton që Prokuroria e Elbasanit të ketë depozituar një kërkesë për caktim mase sigurimi.

Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa priten zhvillimet nga seanca e 5 dhjetorit.

VIDEO E VRASJES

Panorama Online ka siguruar video nga momenti i ekzekutimit me dy plumba në kokë të biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka në karburantin e tij “Xhaxhi Oil” sapo u fut në makinën tip “Range Rover”, në Elbasan.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme