Vrasja e Rexhep Ismailit dyshohet për larje hesapesh, pas konfliktit 66-vjeçari hapi zjarr me automatik, autori Lulzim Tabaku u kundërpërgjigj! Çfarë u fiksua nga kamerat e sigurisë

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me vrasjen me armë zjarri të 66-vjeçart, Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme (7 maj) në Qafë Gjashtë të Sarandës.


Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal që ishte në pronësi të viktimës Rexhep Ismaili, i cili ndodhej në tavolinë bashkë me persona të tjerë.

Autori i dyshuar i vrasjes Lulzim Tabaku bashkë me persona të tjerë shkoi në lokalin në pronësi të vëllezërve Ismaili për t’u sqaruar për një konflikt të mëparshëm.

Burimet bëjnë të ditur se fillimisht autori ka debatuar me 66-vjeçarin dhe më pas janë përleshur fizikisht. Dyshohet se Rexhep Ismaili ka marrë një armë zjarri automatike dhe ka qëlluar drejt grupit të personave me të cilët u konfliktua, por kundër përgjigjja ishte e menjëhershme. Lulzim Tabaku qëlloi me një plumb në kokë Rexhep Ismailin, i cili ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.

Policia e Sarandës bën të ditur se i plagosur mbeti edhe një person tjetër që shoqëronte Lulzim Tabakun autorin e dyshuar të vrasjes, por deri tani askush me plagë arme nuk është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Burime bëjnë të ditur se autorët shkuan në lokalin e Rexhep Ismailit me 2 automjete tip “Audi”, ku njëra prej tyre mbeti në vendngjarje, ndërsa janë larguar me mjetin tjetër, i cili u gjet i braktisur.

audi i zi vrasja sarande rexhep ismaili
Makina Audi, qe mbeti ne vendin e ngjarjes. Dyshohet se eshte e autoreve

Uniformat blu kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit, me anë të të cilave është identifikuar edhe personi që u plagos dhe vijon puna për kapjen e tij.

Policia ka ngritur pika kontrolli në Qafë-Gjatë dhe në çdo hyrje-dalje të Sarandës, për të rënë në gjurmët e Tabakut dhe të personave të tjerë që shkuan në lokal me të, ndërsa burime bëjnë me dije se janë shoqëruar në komisariat disa persona që ndodheshin në lokal në çastin kur ndodhi konflikti i armatosur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme