Vrasja e vogëlushes në Himarë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Çuçit, Nanos dhe Kumbaros! Homazhe para Kryeminstrisë (VIDEO+FOTO)

Partia Demokratike bën me dije se këtë të martë, në orën 20:00 qytetarët ndezën qirinj tek Kryministria, në shenjë homazhesh dhe proteste për 7 vjeçaren që humbi jetën si pasojë e përplasjes me skaf nga një zyrtar i Policisë së Shtetit.

Zyra e shtypit e PD-së bëri thirrje për tu ngritur dhe kërkuar se kush është përgjegjësi për ngjarjen e rëndë, por edhe për të kërkuar shkarkimin ose dorëheqjen e Ministrit te Brendshëm, Bledi Çuçit; Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanos, si dhe Ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaros.

Sakaq, PD-ja is shprehu ngushëllime familjes Avdia për humbjen e vogëlushes së tyre.

Reagimi i plotë:

Në orën 20:00 qytetarët ndezën qirinj tek Kryministria si Homazh për 7 vjeçaren që humbi jetën si pasojë e krimit shtetëror në Plazhet e Vdekjes.

Tek Kryeministria pas ngjarjes makabre te kryer nga nje punonjes  me detyra te larta në Policinë e Shtetit, i cili vrau me skaf një vajzë 7 vjeçe ne breg të detit.

Hajdeni të kerkojme dhe tregojme se kush është përgjegjësi dhe te kerkojme ne dritën e qirinjve,  me nje buqete lulesh, me nje mesazh ne nje cope leter, pak dinjitet per veten, se e pafajshmja u largua….

Të kërkojme shkarkimin ose…

Dorëheqje e Ministrit te Brendshëm zotit Bledi Çuçi

Dorëheqje e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit zoti Gledis Nano

Dorëheqje e Ministres se Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

__

Ngushellime familjes Avdia për humbjen e dritës së tyre, zoti ju dhëntë forcë për të kaluar këtë dhimbje që  ka tronditur thellë çdo bashkombas. Zoti qoftë me ju, e shpirti i engjëllit tuaj u prehtë qiell!/GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme