Vrasja mafioze e biznesmenit vlonjat drejt zgjidhjes, policia ka kapur njërin prej autorëve

Dalin detaje te reja nga ngjarja e rende e ndodhur mbremjen e djeshme ne qytetin e Vlores, ku nje biznesmen u ekzekutua me arme zjarri.

Panorama ben me dije se nje nga personat e shoqeruar nga policia dyshohet se eshte autor i ngjarjes. Ai po mbahet ende i shoqeruar pasi policia duket se ka bindjen qe ai ka gisht ne vrasjen e te riut vlonjat.

Sot, rreth 30 metra larg vendit te krimit eshte gjetur nje arme tip automatik, e cila dyshohet ti perkiste viktimes. Vrasja e tij konfirmohet se eshte bere me pistolete. Dyshohet se ne vrasje kane marre pjese tre persona. Ata jane kapur nga kamerat e sigurise rreth zones se ngjarjes duke levizur ne momentet para dhe pas atentatit.

Vasil Dervishaj po bëhej gati që të zbriste nga makina e tij me targa OD 467AF  në momentin që është qëlluar me armë zjarri. Ai ka tentuar që të largohet, duke zbritur nga makina, por autorët e kanë qëlluar disa herë duke e lënë të vdekur në vend. Kanë qenë qytetarët ata që kanë lajmëruar policinë, pasi dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe panë të shtrirë trupin e 29-vjeçarit në tokë. Vasil Dervishaj është pronar i një lokali dhe “Kafe Gimoka”-s, ndërkohë që është emër i njohur edhe për policinë e Vlorës, pasi ka qenë i arrestuar më parë për trafik droge.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme