Vrasja me thikë në Kavajë pas sherrit për parkimin, policia arreston autorin

Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 48-vjeçarit, Skerdilajd Isufi në Kavajë, pas sherrit për parkimin e makinës.


Në pranga u vu shtetasi, Landi Puja, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur disa herë me thikë Skerdilajd Isufi i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën.

Autori i dyshuar, pas goditjes me thikë u largua nga banesa, por u kap pas disa orësh kërkimesh dhe kontrollesh nga shërbimet e Policisë.

Po ashtu policia sekuestroi edhe mjetin prerës, me të cilin dyshohet se u godit për vdekje, Isufi.

Ngjarja

Konflikti nisi për motive të dobëta. Viktima kishte parkuar automjetin përpara banesës së Landi Pujës, por ky i fundit ka dalë nga shtëpia dhe i ka kërkuar 48-vjeçarit të largonte makinën nga hyrja.

Gjatë debatit, Isufi, dyshohet se i është përgjigjur në mënyrë të ashpër autorit. Në atë moment, Landi Puja ka nxjerrë një mjet prerës (thikë) dhe e ka goditur viktimën dy herë në pjesën e zemrës.

48-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Goditi disa herë me mjet prerës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 48-vjeçar i cili si pasojë humbi jetën, Policia, pas disa orësh kërkimesh, lokalizoi, kapi dhe arrestoi autorin e dyshuar.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thikë) që autori dyshohet se përdori për të goditur 48-vjeçarin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe Forcat Operacionale të DVP Durrës, pas disa orësh kërkimesh e kontrollesh për kapjen e autorit të vrasjes me mjet prerës të 48-vjeçarit, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

L.D., alias L. P., 48 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Kavajë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 21.02.2026, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, Kavajë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur disa herë me mjet prerës (thikë) shtetasin S. V., alias S. I., 48 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën.

Autori i dyshuar, pas goditjes me mjet prerës, u largua nga banesa, por u kap pas disa orësh kërkimesh dhe kontrollesh nga shërbimet e Policisë.

Gjithashtu, gjatë veprimeve të para hetimore dhe kërkimeve për gjetjen e provave materiale, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë), me të cilin dyshohet se autori goditi, me pasojë humbjen e jetës së 48-vjeçarit S. V., alias S. I.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme