Shkoi në Itali si turist, 26-vjeçari shqiptar kapet në trafik kokaine! Droga iu gjet e fshehur në…

Një 26-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët ndërsa shiste një dozë kokaine në qendër të Bastia Umbras, një klienti 50-vjeçar nga Perugia.


Ai u arrestua në flagrancë dhe u mbajt në qelitë e paraburgimit. I riu, një i pastrehë që kishte mbërritur në Itali me vizë turistike, po qëndronte në një hotel në Umbria.

Oficerët e nënshtruan trafikantin e ri në një kontroll personal dhe në shtëpi pasi sekuestruan kokainën që ia kishte shitur klientit.

Në dhomën e gjumit të hotelit, karabinierët gjetën edhe 46 qese të vogla me kokainë, me një peshë totale prej 32 gramë. 26-vjeçari u arrestua më pas në flagrancë, informon media italiane.

Gjykatësi i Gjykatës së Perugia, pasi e vlerësoi arrestimin, urdhëroi ndalimin e qëndrimit të tij në Umbria.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme