Vrasja në AKI: Prokuroria në prag të ngritjes së aktakuzës ndaj Ibërdemajt

Dy javë i ka lënë në dispozicion Prokuroria Themelore e Prishtinës, për t’u dhënë fund hetimeve rreth vrasjes së një punëtori në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI), e cila ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar.

Valon Ibërdemaj, edhe pas hetimeve gjashtëmujore, mbetet i dyshuari i vetëm. Ai pritet të akuzohet për tri vepra penale: vrasje e rëndë, rrëmbim, si dhe armëmbajtje pa leje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këtë të martë, Ibërdemaj është marrë në pyetje nga Prokuroria. Mirëpo, siç i është thënë “Kohës Ditore”, i dyshuari nuk ka pranuar që të deklarohet. Ka zgjedhur që të mbrohet në heshtje. Megjithatë, ka insistuar që t`i bëhet një ekspertizë mjekësore, duke pretenduar se ka të meta mendore.

Megjithatë, Prokuroria nuk e ka marrë për bazë, duke konsideruar se nuk ka gjetur ndonjë provë që dëshmon se i dyshuari nuk ka qenë i vetëdijshëm kur e ka kryer vrasjen. Motivi i vrasjes dyshohet të jetë “xhelozia kolegiale”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme