Vrau 24 vjeçarin me mjete prerëse dhe plagosi 2 persona të tjerë, policia identifikon autorin dhe viktimën e ngjarjes në Tropojë! 40-vjeçari ende në kërkim!

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Breg-Lumë, ku një 24-vjeçar është vrarë me mjete prerëse dhe 2 persona të tjerë janë lënë të plagosur, mësohet se policia ka identifikuar autorin, viktimën dhe identitetin e të plagosurve.


Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital 24-vjeçari Adrian Pepkolaj, ndërsa të plagosur janë i vëllai i viktimës, 32-vjeçari Valentin Pepkolaj dhe 45-vjeçari Shkelzen Kukaj.

Policia vijon intensivisht kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e autorit shtetasit Saimir Sadiku 40 vjeç i cili u arratis menjëherë pas ngjarjes.

Në vijim të veprimeve  Policia arrestoi 5 shtetas, konkretisht;

-Andrin Qehaja, 39 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

-Xhevolin Macaj, 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

-Altin Shpendi, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-Anton Boçi, 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-Jetmir Kuraj, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi përkrahën autorin e vrasjes me mjete prerëse të një shtetasi dhe të plagosjes së dy të tjerëve, kryer pasditen e djeshme, për motive të dobëta, në një lokal në fshatin Breg-Lumë.

Lajm i ndërlidhur: Ngjarja e rëndë në veri! 40 vjeçari plagosi 3 persona me mjete prerëse, njëri prej tyre humb jetën në spital. Policia ende në kërkim të autorit

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme