Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 35 vjet burg Ferdinand Rukon, i cili më 3 dhjetor 2016, pasi dhunoi bashkëshorten e hodhi nga dritarja e katit të katërt të pallatit.
52-vjeçari nuk përfiton ulje të dënimit, pasi pranoi krimin. Përfundimisht ai do të vuajë 35 vjet burg.
Pas një debati me bashkëshorten Ferdinand Ruko, e hodhi të shoqen 43 vjeçe, nga dritarja e banjës së katit të katërt në banesën e tyre në lagjen “Kryengritja” në Fier.