Vrau “Dakun” në mes të lokalit në Ndroq, caktohet masa e sigurisë për Julian Gjoshit! Gjykata kërkon akt-ekspertimin psikiatrik për autorin, ja pse

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 26 vjeçarin Julian Gjoshi, i cili vrau me armë zjarri mikun e tij Alfred Dedja, i njohur me epitetin “Daku”, në një lokal në Ndroq.


Gjithashtu, është kërkuar të bëhet akt-ekspertiza psikiatrike e Gjoshit, për shkak se është përdorues i lëndëve narkotike.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi mesditën 1 dhjetorit, në një lokal në Ndroq, ku viktima po qëndronte si klient.

Autori është larguar menjëherë me një automjet, të cilin e braktisi në fshatin Shkallnur. Brenda makinës nuk është gjetur asnjë send të kundërligjshëm, sipas policisë, duke nënkuptuar se autori nuk ka lënë gjurmë pas, por sakaq automjeti do i nënshtrohen ekspertizës së detajuar për të zbuluar më shumë.

Nuk dihet nëse është gjetur arma me të cilën 27-vjeçari qëlloi Dedjën, i cili njihet edhe me nofkën “Daku”.

Viktima dhe autori mësohet se kishin njohje me njëri-tjetrin, si edhe ishin miq. Të dy, sipas dëshmitarëve, e frekuentonin shpesh zonën e Ndroqit dhe lokalin ku ndodhi vrasja.

Sipas dëshmitarëve, mes autorit të krimit dhe viktimës ka pasur një debat, përpara se 26-vjeçari të qëllonte me armë zjarri në drejtim të “Daku”-t.

Raportohet se Julian Gjoshi ka qëlluar 5 plumba, por vetëm 3 plumba kanë kapur në trup 50-vjeçarin, i cili humbi jetën në vendngjarje.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, rezulton se disa ditë më parë ka pasur një sherr mes viktimës dhe autorit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme