Vrau me thikë 52-vjeçarin, rrëfehet i riu: Tentoi të më përdhunonte! Doja të mbrohesha, por ishte më i fuqishëm! Mora thikën e bukës dhe….

“Tentoi të më përdhunonte”, kështu ka deklaruar para hetuesve, 21-vjeçari Teilor Tivari, i cili dyshohet si autor i vrasjes së Valbon alias Marko Beqiraj, i cili u gjet i masakruar me thikë brenda banesës në lagjen nr.12 të qytetit të Durrësit.


Ai ka rrëfyer versionin e tij të ngjarjes, duke pretenduar se me viktimën ishin miq dhe se ky i fundit e kishte ftuar në banesën e tij.

Por, theksoi Teilor Tivari viktima kishte tentuar të abuzonte seksualisht me të.

“Tentova të mbrohesha, ai ishte më i fuqishëm se unë, i shpëtova, mora thikën e bukës dhe e qëllova”, u shpreh i riu.

Gjithashtu pretendoi se u përleshën me njëri-tjetrin pasi 51-vjeçari nuk e lejonte të largohej.

Teilor Tivari ka rrëfyer se u larguar i tronditur nga vendi i ngjarjes dhe se nuk e mendonte që Valbon alias Marko Beqiraj do të vdiste.

U përleshëm me njëri-tjetrin sepse nuk më lejonte të largohesha. Jam larguar i tronditur nga vendi i ngjarjes, nuk e mendoja se ai do të vdiste”, ka deklaruar 21-vjeçari.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme