Personi me inicialet S.B., iste vrarë me 1991. Por drejtësia edhe pse e ngadalshme, e gjen fajtorin që u arrestua sonte në Pejë me inicialet E.S., transmeton Gazeta Metro.
Një 47 vjeçar nga Peja është arrestuar mesditën e sotme nën dyshimet për vrasje. E.S. është arrestuar në banesën e tij në qytetin e Pejës. Ai dyshohet për vrasjen e viktimës me inicialet S.B. vrasje kjo që ka ndodhur më 1991 në Skenderaj.
Lajmin e ka konfirmuar policia e Kosovës, sipas të cilës të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë prej 48 orëve.
“Në orët e mesditës së sotme të datës 21 janar 2019 nga hetuesit e krimeve të rënda të Sektorit të Hetimeve Rajonale në Mitrovicë, në bashkëpunim me njësitet policore të rajonit të Pejës, është arrestuar një person i dyshuar për vepër penale “vrasje”. Arrestimi i të dyshuarit, E. S., 47 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë në banesën e tij në qytetin e Pejës, mbi dyshime të arsyeshme për vrasjen e viktimës me inicialet S. B., vrasje kjo e ndodhur në vitin 1991 në Skenderaj”, thotë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Hetuesit e krimeve të rënda, në bashkëpunim me prokurorin e rastit, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e kryerjes së veprës penale “vrasje’’.
Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë prej 48 orëve.