Shqiptari Arben Rexha, 32 vjeç, i cili kishte vite që jetonte dhe punonte në Britani, është dënuar vetëm me 10 vjet burg nga gjykata qendrore në Londër, pasi vrau në 2016-en, të fejuarën e tij 25 vjeçare, Elidona Demiraj, pasi ai “ishte i obsesuar me virgjërin e saj”, u tha ne procesin gjyqësor.
Rexha e vrau të fejuarën e tij që kishte vetëm tre muaj që kishte ardhur për të banuara me të, në janar të 2016 në banesën e tij në veri të Londrës, duke i prerë pjesërisht kokën nga trupi dhe duke i shkaktuar rreth 27 plagë në pjesë të ndryshme të trupit.
Në procesin gjyqësor, sipas shtypit britanik, u tha se Arben Rexha ishte i obsesuar me virgjërinë e të fejuarës së tij dhe të kaluarën e saj, e cilësuar në proces si “gruaja e sjellshme dhe e respektuar nga të gjithë”.
Rexha e pranoi fajësinë për vrasje pa paramendim për shkak të gjendjes së tij të rënduar mendore, shkruan Top Channel.
Gjykatësi Richard Marks tha gjatë dhënies së dënimit ku vrasësi shqiptar qante, se “unë jam i mendimit se është tipar i personalitetit tuaj dhe jo e sëmundjes tënde fakti që ju jeni i prirur drejt posesivitetit ekstrem dhe xhelozisë”.
Në një deklaratë në proces, familjarët e viktimës theksuan se “ne e nxorëm vajzën si nuse nga shtëpia për ta na kthyer të vdekur. Pa pikë dyshimi, dhimbja jonë është e njëjtë me atë të ditës kur mësuam lajmin për vdekjen e saj. Ai e izoloi vajzën pre tre muaj dhe nuk e lejonte të takohej me njerëz”, theksohej në deklaratën e familjarëve të viktimës, Elidona Demiraj.
Kjo nuk është vdekja e parë e një gruaje shqiptare në duart e burrave të tyre xheloz në Britani, por ky padyshim është dënimi më i ulët i dhënë për një vrasje, që siç u tha u cilësua pa paramendim për shkak të gjendjes së rënduar psiqike të autorit të saj.