Vret shefin se i dha 100 euro më pak në pagë

Një sipërmarrës i moshës 55-vjeçare u ekzekutua me të shtëna pistolete nga një punonjësi i tij të shtunën.
Sipërmarrësi Nicola Sabatino u vra me armë zjarri në Frignano të Caserta, Itali nga punonjësi i tij, Vito Recchimurzi, 51 vjeç.Sabatino mësohet se kishte shkuar në shtëpinë e punëtorit për ta paguar, por aty lindi një sherr, për shkak se mungonin 100 euro.Në gjaknxehtësi e sipër 51-vjeçari rrëmbeu një pistoletë që kishte në shtëpi dhe e vrau në vend.Sipas punëtorit nga paga mungonin 100 euro, por pronari thoshte të kundërtën, çka bëri që kur Sabatino doli nga apartamenti i tij, Vito ta ekzekutojë me pistoletën që mbante pa leje.I dyshuari u arrestua nga policia pak pas krimit, duke mos bërë rezistencë. /21Media

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme