Vucic dëshiron të kthejë ish-Jugosllavinë, me Shqipërinë në të

Kryeministri dhe presidenti i sapo zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vucic ka evokuar për ekonomi dhe sindikata të vendeve të ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë, për shkak të ngritjes ekonomike të këtyre vendeve dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.


Në një intervistë për portalin amerikan “Politico”, Vucic ka thënë se nëse të tjerët pajtohen me planin e tij, atëherë do të bëhet një treg prej 20 milionë njërëzve gjq që është shumë e rëndësishme sepse ata mund të tërheqin shumë investitorë, përcjell gazetametro.net

Kur u pyet se nëse ai dëshiron të krijojë Jugosllavinë e re, Vucic ka thënë se ky projekt do të ishte në fakt një “ish-Jugosllavi plus me Shqipërinë”, përcjell gazetametro.net

“Kjo është një ide politike duke mos komprometuar sovranitetin e këtyre vendeve. Thjesht, do të rrisë ekonominë tonë. Ne kemi nevojë për një normë të rritjes prej 4-5% në vit e jo 3%. Kjo nuk është e mjaftueshme” tha Vucic ndër tjerash.

Vucic gjithashtu ka komentuar ish-presidentin e Jugosllavisë, Josip Broz Tito’n duke thënë

“Ai ishte një diktator komunist, por një njeri shumë i zgjuar. Ai e dinte se si të lidhte njerëzit mes vete,  kjo është një gjë që kemi nevojë.”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme