Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Serbia do të bëjë të pamundurën për të ndaluar hyrjen e Kosovës në UNESCO.
Vuçiç e sheh në favorin e tij kur bëhet fjalë për përpjekjen e Prishtinës që të sigurojë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, pasi ky është një proces i gjatë dhe shanset e Beogradit për ta kontestuar atë, janë më të vogla se sa për UNESCO-n.
“Sa i përket UNESCO-s, do të ndërmarrim të gjitha që mundemi në përputhje me fuqitë dhe mundësitë tona.
Mos e hiqni nga mendja se kundër nesh nuk do të jenë jo vetëm shqiptarët e Prishtinës, por edhe disa të fuqishëm të cilët e kanë sponsorizuar kërkesën për hyrje të Kosovës në UNESCO”, ka thënë Vuçiç për “Blic”-in serb. /albeu.com/