Vucic: Jemi gati për dialog me Kosovën, por fillimisht hiqeni taksën

Vucic ka thënë sot se Serbia tani është gati për dialog me Kosovën në mënyrë që të arrijë një marrëveshje përfundimtare, por sipas tij kjo mund të arrihet vetëm kur Kosova heq taksën ndaj produkteve të tyre.
“Pasojat e taksës kosovare ndaj mallrave serbe që ka në marrëdhëniet dhe në stabilitetin e rajonit dhe ka shfaqur gatishmërinë e Serbisë që dialogu të vazhdojë pasi që Kosova ta heqë taksën”, ka thënë Vucic për “N1”.

Vucic dhe ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Thomas Schieb, sot kanë biseduar për situatën në Ballkan e në veçanti për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë e Kosovës.

Schieb e ka siguruar Vucicin se shumë shpejt do të krijohen kushtet për fillimin e bisedimeve dhe se Gjermania përkrahë fuqishëm dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme