Vuçiç kërcënon Maqedoninë dhe Malin e Zi pasi që votuan pro Kosovës në Interpol

Shkupi dhe Podgorica kanë treguar se Prishtina është më e rëndësishme se Beogradi. Ne e kemi marrë mesazhin dhe ne do të veprojmë në përputhje me të në të ardhmen, ka deklaruar presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Në këtë mënyrë, ai u përgjigj ndaj vendimit të dy shteteve fqinje, Maqedonisë dhe Malit të Zi, të cilët mbështetën anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

– Serbia do të sillet me përgjegjësi, por në përputhje me qëndrimin e tyre ndaj Serbisë. Shkupi dhe Podgorica kanë treguar se Prishtina është më e rëndësishme për ta, ne e kuptojmë mirë mesazhin. Ne duam marrëdhënie të mira me ta, por ne e kuptojmë se cilat janë prioritetet e tyre – tha Vuçiq./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme